Kanë dalë para trupit gjykues 15 biznesmenët e arrestuar tri ditë më parë nën akuzën e mashtrimit me TVSH. Gjatë seancës biznesmenët ngritën pretendimin se kanë probleme shëndëtësore dhe probleme të thkesuara familjare, me qëllim që ti verifikonin gjykatës prokuroria e zbuti masën e sigurisë duke kërkuar arrest me bug me afat 20 ditë për  Besnik Pelivani, Ilia Dimo, Paqësor Buzin, Rabi Kurtin, Astrit Lalën dhe Rrapo Bodurin si edhe arrest shtëpie për Shpresa Joanidhin dhe Shkëlqim Prodanin.

Prokurorja Elisabeta Imeraj, njëherësh drejtuese e prokurorisë së Tiranës ka ngritur ndaj tyre akuzat e krijimit të skemave mashtruese,  falsifikimit të vulave e stampave si edhe fshehjes së të ardhurave.

Imeraj

15 biznesmenët, që merreshin me rikonstukrimin dhe ndërtimin e rrugë, u arrestuan më 4 shtator me urdhër të prokurorisë, në kuadër të hetimeve disa mujore nga Sektori i Krimit Ekonomik në Policisë e Shtetit. Biznesmenët dyshohet se përdornin faturat tatimore fiktive, duke i shkaktuar shtetit miliona euro dëme, pasi rimbursoheshin për vlera që nuk ishin reale.

15 Biznesmenet E Arrestuar Procedohen

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb