Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhene sot vendimin per 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme.

Pa një seance të gjatë maratonë, gjykata la në fuqi masat për zyrtarët, të cilët dyshohen të përfshirë në tenderin me vlerë 25 milionë euro për uniformat e Policisë së Shtetit. Lajmi u bë i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se për 8 të arrestuarit është konfirmuar masa ‘arrest me burg’ ndërsa për zyrtaren Anisa Bogdani, është lënë në fuqi ‘arrest shtëpie’ pasi duhet të kujdeset për fëmijën e saj të mitur. Seanca në fjalë është bërë me dyer të mbyllura, ndërkohë që personat e dyshuar kanë mohuar akuzat pasi pretendojnë se kanë kryer një procedurë tenderimi konform rregullave dhe kritereve të prokurimeve publike. Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje telefonike për ‘News24’ se ka qenë dëshmia e anëtares së anëtares së Njësisë së Prokurimit, përfaqësuesja e Policisë së Shtetit, Aurora Mullaj.

Kjo e fundit ka folur për hetuesit dhe prokurorët speciale dhe ka rrëfyer të gjithë skemën që sipas saj Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqendruara në MPB, bashkë me vartës të tjerë kanë favorizuar kompaninë fituese të tenderit me vlerë 25 mln euro. Ajo deklaroi se nuk pranoi që të bashkëpunonte dhe të nënshkruante tabletat që ishin të bënin me ndryshimin e çmimit. Nga viti 2019, kur Policia e Shtetit bëri kërkesë për të marrë uniforma të reja dhe këpucë, janë shkëmbyer dhjetra shkresa dhe e-maile ndërmjet agjencisë së Blerjeve të Përqendruara dhe policisë.

ARREST ME BURG
Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqëndruara në MPB

Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara

Fatmir Demneri, anëtar i KVO

Mariglen Buzali, anëtar i KVO

Kreshnik Bejkaj, anëtar i KVO

Ani Omuri, anëtar i KVO.

Gëzim Mingaj, anëtar i KVO.

ARREST SHTEPIE

Anisa Bogdani, anëtar i KVO.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb