Rrjeti social “Facebook” dje aktivizoi “Safety Check” pas tërmetit të dytë që goditi Nepalin, për të ndihmuar familjarët e të mbijetuarve që të dinë nëse pjesëtarët e tyre janë të sigurt.

Sipas ‘Facebook’ nëse përdoruesi ndodhet në zonën e prekur nga tërmeti, inkurajon ata që ta shënojnë veten te opsioni “safe”. Më pas shokët e tyre njoftohen se përdoruesi në fjalë ka mbijetuar pasi gjendet në zonën e sigurisë.

Por menjëherë ka filluar abuzimi me opsionin “Safety Check” edhe nga përdoruesit të shteteve që nuk janë prekur fare nga tërmeti. Këtë abuzim janë duke e bërë edhe përdoruesit e Facebook-ut në Shqipëri të cilët po e shënojnë veten se janë në zonat e sigurta.

Ky veprim i përdoruesve të ‘Facebook’ jashtë Nepalit është duke u cilësuar si abuzim ndaj viktimave të tërmetit që goditi këtë shtet disa javë më parë.

“Njerëzit janë duke abuzuar me opsionin ‘Safety Check’ të Facebook. Tërmetet nuk janë shaka. Nuk është mirë që të bëhet shaka me njerëzit që mungojnë apo që janë lënduar nga tërmeti”- ka shkruar një përdorues i Facebook.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb