Traumat dhe shëndeti mendor kanë qenë këtë herë fokusi i emisionit “Fol me psikologen”, programi online i “Gazeta shqiptare”.  Janë trajtuar 2 histori dhe janë publikuar për herë të parë pamje nga seancat e terapisë së dy pacientëve të cilët vazhdojnë trajtimin në klinikën e terapistit Elton Kazanxhi në Itali. Pacientja e parë është Anna një studente e mjekësisë e cila vuan nga çrregullimi i personalitetit borderline. Ja çfarë i thotë ajo terapistit:

Unë doktor marr briskun dhe pres pak mish, sa te dali pak gjak, sepse kur shikoj gjakun tim, gjithë dufi im, pra vuajtjet e mia dhe imazhet negative të së shkuarës kalojnë. Por të them të drejtën nuk jam e vetëdijshme në ato momente, më duket sikur jam në një film, unë Anna e sotme s’jam ajo Anna kur pret me brisk mishin e saj…”


Anna vetëdëmtohet, kur është e zemëruar pret mishin e saj me bisturi derisa të dal gjak.  Ajo rrëfen gjatë terapisë se i vijnë në mendje kujtimet traumatike, abuzimi i babait, dhuna e tij, bullizmi në shkollë etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb