Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht, V. R., administratorin e një kompanie private.

Ai akuzohet se nëpërmjet mashtrimit dhe abuzimit me çmimet ka përvetësuar shuma parash, nga një sërë shitjesh të makinerive të firmës.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Elbasan proceduan penalisht shtetasin V. R., banues në Elbasan, me detyrë administrator i një kompanie private, pasi nëpërmjet mashtrimit dhe abuzimit me çmimet ka përvetësuar shuma parash nga një sërë shitjesh të makinerive të firmës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb