TIRANË- Ndërsa në emisionin “Me zemër të hapur” në Neës24 diskutohej çështja e abuzimit të një 11-vjeçareje nga mësuesi i saj, i cili tashmë është në liri, një denoncim tjetër i rëndë ka ardhur live.

Një prind nga Gjirokastra që e njihte mësuesin Myzo Dida, 63 vjeç, e akuzoi në një lidhje telefonike se ka abuzuar me një tjetër ish-nxënëse të tij që sot është maxhorene dhe ndodhet në Vlorë.

“Flas nga Gjirokastra, jam fqinj me atë familjen. Ai mësues i ka dhënë mësim dhe djalit tim. Djali im më ka treguar për një vajzë tjetër që sot është e martuar dhe ndodhet në Vlorë. Dhe ajo është abuzuar. Nxirreni këtë çështje. Mund të hulumtoni. Ai maskarai ka abuzuar me të”, tha prindi gjatë lidhjes Live, raporton “BalkanWeb”.

Familja Muçodemi që po kalon traumën e abuzimit të vajzës 11-vjeçare ndodhet në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 për të kërkuar ndihmë pasi vajza e tyre është mbyllur brenda që kur gjykata ka nxjerrë nga burgu mësuesin. Ajo nuk pranon të kthehet as në shkollë më. Për më tepër nëna e vajzës ka treguar se po kërcënohen, pasi jashtë shtëpisë së tyre është qëlluar me armë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb