SHBA-Brianne Altice ishte një mësuese anglishteje në një shkollë të mesme, në Utah, SHBA dhe ajo është dënuar me burg për abuzim seksual me 3 nxënësit e saj.
Prokurorët thanë se një nga djemtë ishte 16 vjeç dhe dy të tjerët nga 17 vjeç, kur Brianne Altice ka pasur marrëdhënie seksuale me ta.

Megjithëse humbi punën dhe bashkëshortin, 35-vjeçarja vazhdoi marrëdhëniet me një nxënës 17-vjeçar dhe për këtë u arrestua sërish në muajin janar. Në prill, Altice u shpall fajtore për tri akuza për abuzim seksual me dhunë, ndërsa të enjten, një gjykatë në Utah e dënoi atë me 30 vite burg.
Gjatë dhënies se dënimit, ajo i kërkoi falje viktimave, ndërsa nëna e një 16-vjeçari tha: “Ju e lënduat djalin tim dhe të gjithë ata djem”.(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb