Në botë e futbollit shpesh ndodhin skena të pabesueshme, pamje apo episode që bëhen virale në rrjet, e tillë është edhe historia e radhës, ku një lojtar është dënuar pasi abuzoi seksualisht me maskotën e klubit. Kjo histori daton 5 vite më parë, saktësisht më 24 prill 2019. Ish kapiteni i Celta Vigo, Hugo Mallo, tani pjesë e Aris të Selanikut në Greqi, abuzoi seksualisht me maskotën e Espanyol.

5 vite më pas, gjykata doli me një vendim duke dënuar Hugo Mallos me 20 muaj burg dhe me një gjobë të majme ndaj viktimës. Në vendim e gjykatës thuhet se Mallo iu afrua maskotës duke e prekur dhe ngacmuar seksualisht. Brenda në maskotë ishte një vajzë, Carme Coma, e cila tani ndihet më në fund e çliruar pas këtij vendimi nga gjykata:

“U bënë 5 vite që mbaj presionin për brenda, turpin dhe frikën. Tani ndihem e çliruar. Unë isha shumë e qartë se çfarë duhej të bëja, e denoncova menjëherë një ditë më pas, por tani kam ndjesinë se drejtësia u vendos në vend, ndihem e lirë”, u shpreh Carme Coma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: