Nën masa të rrepta sigurie, është sjellë mbrëmjen e sotme pranë ambienteve të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat 45-vjeçari Belul Kokollari. Në një seancë që ka zgjatur vetëm 5 minuta, Kokollari është njohur me akuzën e ngritur ndaj tij nga prokurorja e çështjes si dhe me masën e sigurisë “arrest në burg” të dhënë për të në mungesë, masë që i është komunikuar nga gjyqtarja Matilda Llangozi.

Pasi ka dëgjuar akuzën, mësohet se Kokollari ka thënë vetëm “është një montim” dhe më pas policia e ka nxjerrë nga salla dhe e ka shoqëruar drejt ambienteve të IEPV-së Berat. Ndaj 45-vjeçarit rëndon akuza e “marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Ai u arrestua mesditën e sotme në pikën kufitare të Morinës, duke ardhur për Shqipëri.

45-vjeçari nga Prizreni Belul Kokollari u akuzua nga nipi i tij 8 vjeç se kishte abuzuar me të seksualisht një muaj më parë, kur ai me nënën kishin shkuar për pushime tek daja në Prizren.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb