TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg “babain monstër”, i cili për rreth 16 vite ka abuzuar seksualisht më vajzën e tij duke e lënë edhe shtatëzënë..

61-vjeçari Qirajko Nakuçi u arrestua pas denoncimit që i ka bërë e bija 25-vjeçare sot, ku edhe është marrë në pyetje për ngjarjen e rëndë. Nga sa mësohet, abuzimi ka vazhduar prej vitesh, që kur ajo ka qenë vetëm 9 vjeçe.

Kanë qenë murgeshat ato që kanë zbuluar ngjarjen, kur e reja ka rrëfyer ferrin e përjetuar gjatë viteve që ka qëndruar me babain.

Qirjako Nakuçi, u divorcua me gruan në vitin 2002 dhe nëna e tyre pas divorcit u largua nga shtëpia duke i lënë fëmijët e saj në duart e të atit.

Në vend të përkujdesjes për fëmijët, babai ka abuzuar me vajzën e madhe, në atë kohë 9 vjeçe, sot 25 dhe vetë ai sot 61-vjecar. Për 16 vjet me radhë, vajza është përdhunuar nga babai i saj. Skenat e marrëdhënies seksuale me dhunë kanë ndodhur brenda dhomës që ata e quanin shtëpi, kur në banesë nuk ndodheshin edhe dy fëmijët e tjerë.

Historia e tmerrshme, sipas kallëzimit të vajzës, nis një ditë kur babai i saj në gjendje të dehur kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të, në atë kohë vetëm 9 vjeç. Nga ajo ditë nuk u ndal më së abuzuari me të.

61-vjeçari që u arrestua mëngjesin e 30 gushtit fillimisht ka mohuar ngjarjen, më pas e ka pranuar atë pjesërisht, duke thënë se nuk ka abuzuar me vajzën kur ajo ka qenë e mitur.

Pasi ka pranuar incestin në moshë madhore me vajzën, ai e ka ndarë “fajin” me të bijën, duke thënë se nuk ka ndodhur pa dëshirën e saj.

Megjithatë, ai është vënë në pranga nga Policia për tri vepra penale, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Dhunë në familje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb