DURRËS
Gjykata e Durrësit ka dhënë arrest me burg për njerkun L.K, që kishte abuzuar seksualisht me vajzën e gruas.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se masa e arrestit është dhënë bazuar mbi ekspertizën mjeko-ligjore.
Dy ditë më parë 39-vjeçari ra në pranga pasi nëna zbuloi gjithë ngjarjen duke folur me të bijën 14-vjeçare pasi shihet se nuk shkonte diçka tek ajo.
Nëna zbuloi se burri kishte abuzuar seksualisht me vajzën e saj nga martesa e parë dhe madje vijonte të tentonte sërish.
(BalkanWeb)