Seanca gjyqësore ndaj mësuesit 64- vjeçar Myzafer Dida nga fshati Muçodemaj në Luftinjë të Memaliaj, është rishtyrë sërish.

Ai akuzohet se abuzoi me nxënësen e mitur, ndërsa Prokuroria ka kërkuar 5 vjet burg. Seanca e radhës mësohet se është shtyrë për në 8 shtator, për shkak se gjykata është me leje në muajish gusht.

Vajza ka deklaruar dy herë në organin e akuzës se mësuesi ka abuzuar seksualisht për 2 vjet, ndërsa provë e fortë është edhe akti i ekspertimit gjinekologjik që vërteton dhunën seksuale të ushtruar ndaj të miturës.

Ngjarja e rëndë u bë publike nga familja e 12 vjeçares në fillim të muajit qershor 2018 (8 qershor 2018), kur mësuesi i shkollës fillore të fshatit Luftinjë e parë u akuzua nga familja Muçodemi se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tyre të mitur. Prindërit e vajzës e mësuan ngjarjen, që i kish fillesat tre vite më parë, nga një telefonatë anonime, ende e pazbardhur. Pas presionit të prindërve e mitura rrëfeu se abuzohej prej dy vitesh. Mësuesi 64 vjecar u arrestua pas denoncimit të bërë nga familja e vajzës, por më pas u la i lirë për mungesë provash me masën “Detyrim paraqitjeje”. Prej dy vitesh familjarët e të miturës enden dyerve të gjykatës pa mundur ende të gjejnë drejtësi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb