Gjykata e Tropojës ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për një punonjës të degës postare të Bajram Currit pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se u ndalua shtetasi me inicialet M. Ç., 63 vjeç, banues në fshatin Llugaj, ndërsa ‘detyrim paraqitje’ u caktua për shtetasen me inicialet Sh. D., 52 vjeçe, banuese në fshatin Shoshan, Tropojë, me detyrë punonjës të Degës Postare Bajram Curri, Tropojë.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë u bë ekzekutimi i masave “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të caktuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetaset: Xh. V., 59 vjeçe dhe Ç. Q, 32 vjeçe, banuese në fshatin Paç, punonjëse të Degës Postare Bajram Curri, Tropojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb