Një dimër i vonë në Shqipëri mjaftoi që të tregonte problemet e aksesit në ngrohje për popullatën. Ditët e fundit të shkurtit e gjetën vendin ‘nën pushtetin e dëborës’, ku pati edhe problematika në qarkullim në disa qarqe.

Nga ana tjetër, në të gjithë vendin, aksesi në ngrohje është domosdoshmëri. Por sa mundësi kanë për ngrohje shqiptarët? Sipas raportit të 2016-s të Statistikave rajonale të INSTAT, rezultonte se 79,3% e shqiptarëve kanë akses në ngrohje dhe 20.7 % kanë mungesë totale të mundësisë së ngrohjes.

Krahasuar me vendet europiane, sipas shifrave të Eurostat, në vitin 2016, 8.7% e qytetarëve të BE kishin probleme të ngrohjes. Por, duket theksuar që n.q.s. shifrat për shqiptarët theksojnë mungesën totale të aksesit në asnjë burim ngrohjeje, në Europë bëhet fjalë për problematika në të ngrohur ose akses i vështirë.

Mungesa e ngrohjes siç duhet e shtëpive, gjë që lidhet me të ardhurat e familjeve. Mes europianëve në rrezik varfërie, një në pesë jeton në një shtëpi të ngrohtë. Duhet pasur parasysh edhe në rastin e shqiptarëve, kjo gjë ka ndikim të dukshëm në cilësinë e jetës dhe shëndetin e individëve.

Situatat më negative të regjistruara nga Eurostat, tregojnë Bullgarinë (61.9% akses në ngrohje dhe 38,1% të mangët), Greqinë (52.5% akses dhe 47.5% të mangët) dhe Qipron (49% akses dhe 41% të mangët). Situata duket ndryshe në Zvicër, për shembull, ku problematika në akses prek vetëm 2% të popullatës; 3.8% në Finlandë; 4% në Luksemburg.

Edhe në vendin tonë fqinj, Italinë, mungesa e aksesit është dukshëm e lartë, rreth 32.4% sipas shifrave, vendi i pestë me më pak akses në të gjithë Europën.

Sa i përket Ballkanit, problemet në ngrohje prekin 21.7% të familjeve në Kroaci dhe 21.6% në Serbi./monitor/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: