SARANDE- Ky 55-vjeçar nga Saranda i ka habitur të gjithë me veprimin që ka bërë në këto ditë acari. Miqtë e ngushtë e thërrasin Çimi ndërsa ai vetë shprehet se pasioni i tij më i madh është sporti, pa të cilin nuk rri dot as një minutë.

E ashtu sportiv siç është Çimi i ka habitur të gjithë dhe ka vendosur të bëjë atë që ai di të bëjë më mirë: të aplikojë sportet e preferuara pa i bërë syri tërr nga temperaturat e ulëta, duke u hedhur në det.


Nuk e ndien fare të ftohtin dhe këtë e vëmë re ndërsa del herën e parë nga deti për tu hedhur sërish me kokë. Në video Çimi nuk harron të bëjë shenjën e shqiponjës me duar si dhe të përshëndesë miqtë e tij.

Çimi nuk është i vetmi që ka sfiduar acarin. Para dy ditësh edhe një 40-vjeçar i quajtur Niman vendosi të lahet në lumin e Valbonës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: