SHBA

Edhe pse stina e acartë nuk ka trokitur zyrtarisht, në një pjesë të Amerikës Perëndimore duket sikur është mesi i dimrit. Ulja e temperaturave është shoqëruar me reshje të dendura dëbore, ndërsa autoritetet kanë mbyllur qarkullimin në disa autostrada.

Sipas mediave amerikane, trashësia e dëborës arrin në 120 cm. Në zonën e Montanës u shpall gjendja e jashtëzakonshme, ku termometri shënoi temperaturat -6.6 gradë celcius, një vlerë kjo rekord sa i takon muajit shtator. Reshje të dendura dëbore pati edhe Kaliforni, Nevada, Oregon dhe Idaho. Kjo situatë në syrin e ekspertëve nuk është e jashtëzakonshme, por surpriza kryesore lidhet me sasinë e reshjeve.

Autoritet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar në zonat ku prezenca e dëborës është shumë e madhe.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: