Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka këshilluar shtetasit rusë që të mendojnë mirë para se të shkojnë në Mal të Zi, ka thënë thënë zëdhënësja e kësaj ministrie Maria Zaharova.
Sipas saj, ministria ruse ka dhënë “alarmin”, sepse në “Mal të Zi mbretëron gjithnjë e më shumë histeri anti-ruse”.
Zaharova tha se pohimet e Podgoricës zyrtare, se Moska qëndron mbrapa organizimit të ngjarjeve në Parlamentin e Malit të Zi “janë dezinformata klasike”, shkruan Sputnik.
Më herët, Zaharova deklaroi se edhe pohimet e shefit të diplomacisë së Malit të Zi Srgjan Darmanoviç për përzierjen e Rusisë në punët e brendshme të këtij shteti kanë për qëllim që të arsyetohen para qytetarëve të vet për shkak të hyrjes në NATO. Ndryshe, kryediplomati malazez Darmanoviç kishte deklaruar se Moska ka tentuar të ndalojë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: