Koronavirusi vazhdon të jetë tema kryesore këto ditë.

Përhapja e shpejtë e kësaj pandemie në vende të ndryshme të botës ka bërë që e gjithë bota të alarmohet.

Tashmë në shumë vende qytetarët janë mbyllur nëpër shtëpi, për të qenë më të mbrojtur nga infektimi i mundshëm me koronavirus.

Por, ka edhe prej atyre që nuk dëgjojnë rekomandimet, andaj dalin dhe rrezikojnë veten, familjen e të tjerës.

Këngëtarja Rozana Radi ka reaguar e indinjuar përmes një postimi në InstaStory, por nuk e ka sqaruar se për çfarë saktësisht e kishte fjalën.

“Ra ky virus dhe njohëm të gjithë IDIOTËT”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, në Shqipëri deri tani janë regjistruar 23 të prekur nga virusi vdekjeprurës korona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: