Disa javë më parë, Adele i kishte rrëfyer revistës ‘Elle’ se ishte shumë e dashuruar me partnerin e saj Rich Paul dhe se ai i kishte propozuar për martesë. Megjithatë fansat e këngëtares së “Hello” mendojnë se ajo tashmë është martuar në fshehtësi të madhe. Prezumimi i ndjekësve vjen nga një detaj kurjoz i paraqitur në serinë e fotove, që Adele postoi për të festuar Emmy-n e parë që fitoi në koncert televiziv.

“Adele: Vetëm një natë”. Në fakt, pranë statuetës qëndron një loje në një kuti të personalizuar të quajtur “The Paul’s”, e cila i bënte të dyshimtë ata.

Këngëtarja ka postuar një sërë fotosh në Instagram për të festuar Emmy e saj të parë.

Nuk kam qenë kurrë kaq e dashuruar në jetën time”, ka thënë Adele për të fejuarin Rich Paul. Dhe jo vetëm. “Unë jam e fiksuar pas tij.” Fituesja e 15 Grammy dhe një Oscar, këngëtarja është gjithashtu gati të zgjerojë familjen: “Dua patjetër fëmijë të tjerë, “zbuloi ajo, duke shpjeguar: “Unë jam një amvise shumë e mirë dhe kam një jetë të qëndrueshme, edhe pse për momentin jam e fokusuar në Las Vegas.”

Në maj çifti bleu një mega rezidencë 58 milionë dollarë në kodrat e Beverly Hills, e cila i përkiste Sylvester Stallone. Ndërkohë, Adele mori në shtëpi Emmy-në e saj të parë, një Emmy Award Outstanding Variety Special për
ngjarjen e saj televizive, realizuar dhe transmetuar nga CBS.

Pas triumfit, Adele festoi një tjetër moment historik në kanalet e saj sociale me fansat e saj: “Sa e lumtur jam”. Në një nga tre pozat e publikuara, çmimi vendoset në tavolinën e kafesë së shtëpisë së saj, por mund të shihet edhe një kuti, e cila përmban ato të cilat duket se janë pllaka loje, të quajtura qartë “The Paul’s”.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: