BRITANI E MADHE

Adele duket se ka konfirmuar romancën e saj me agjentin sportiv Rich Paul pasi ndau foton e tyre të parë së bashku në rrjetet sociale. Këngëtarja e njohur ishte e ftuar në dasmën e lojtarit të NBA-së, Anthony Davis të shtunën në mbrëmje.

33-vjeçarja ndau disa foto mahnitëse nga dasma ndërsa pozonte me një fustan të zi, të dizajnuar nga Schiaparelli. Por surprizën e kishte ruajtur për në fund, foton ku shihej bashkë me të dashurin, me të cilin u pa për herë të parë në korrik në një ndeshje basketbolli.

Këngëtarja e njohur u divorcua rreth një vit më parë pas pesë vitesh martesë me Simon Konetski, me të cilin ka dhe një djalë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb