Mbrëmje kujtimesh për Adele, që nga salloni i shtëpisë së saj në Los Angeles poston një foto ku kërcen përpara televizorit e veshur me të njëjtin fustan, që mbante veshur në Glastonbury të 2016.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dhe në ekranin e madh të televizorit shihet pikërisht ylli i pop-it në një nga momentet e koncertit të 4 viteve më parë (i anuluar këtë vit për shkak të Koronavirusit), me të njëjtin fustan…por 40 kilogram më pak.

Dobësimi i këngëtares së ‘Hello’ është më evident se asnjëherë…

Për kilet e humbura të yllit të muzikës flitet tashmë prej disa kohësh dhe në pak foto që publikon Adele shfaqet në superformë. Duket, që këngëtarja e cila i është nënshtruar një diete shumë rigoroze, ka humbur shumë kilogramë.

Që kur në prill të 2019 u nda nga bashkëshorti Simon pas 7 viteve të bashku në ditëlindjen e saj të 32 Adele u shfaq për herë të parë me një pamje plotësisht të transformuar, duke befasuar fansat dhe të gjithë admiruesit e saj. Disa burime pranë këngëtares thonë që ajo ka bërë palestër çdo ditë dhe është ushqyer në mënyrë të shëndetshme.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: