Adele tronditi shikuesit e klubit të natës të enjten mbrëma teksa u fut në skenë për të bërë striptizëm.

Këngëtarja e hitit “I Drink Wine”, 33 vjeçe, kishte parë ngjarjen e “G-A-Y Porn Idol” në Heaven të Londrës përpara se të vendoste të përfshihej, duke hipur në skenë dhe duke bërë një vallëzim provokues.

Në momentin që ajo iu afrua tubit në skenë për të bërë vallëzimin e striptizit, kërcimtarët e tjerë të skenës shikonin të tronditur, shkruan DailyMail

Adele, e cila është kthyer në shtëpi në Londër pas fitores së saj të trefishtë në Brit Awards 2022 të së martës, u xhirua nga të pranishmit në klubin e natës, kërcente e veshur me një kostum të bardhë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb