Adele dhe ish bashkëshorti Simon Konecki kanë finalizuar marrëveshjen e divorcit, pas pothuajse 2 vjet nga njoftimi për ndarje. Këngëtarja britanike dhe bashkë-themeluesi i Life Water, marka ekologjike e ujit, njoftuan prishjen e lidhjes së tyre në gusht të 2019. Siç raporton Us Weekly, në janar të 2021 të dy kanë arritur marrëveshjen e divorcit, të cilin gjykatësi e ka firmosur tani. Djali Angelo do të jetë në kujdesin e të dyve.

Ish bashkëshortët bënë publike lidhjen e tyre për herë të parë në janar të 2012 dhe nëntë muaj më vonë erdhi në jetë djali i tyre Angelo. Çifti u martua në një ceremoni sekrete dhe ishte pikërisht Adele që konfirmoi se ishte martuar në ceremoninë e Grammy 2017 pas fitores së një çmimi.
Ylli britanik i pop-it ka vendosur të ndajë me bashkëshortin kujdestarinë e djalit të tyre 8 vjeçar dhe asnjë nga të dy nuk do të paguajë për tjetrin, të paktën sipas asaj që shkruan Associated Press, që ka pasur mundësi të shohë dokumentet.
Nuk dihet shumë për marrëveshje të tjera të divorcit, pasi shumë prej tyre mbeten sekrete. Sipas një burimi Us Weekly shkruan që ‘marrëdhënia mes tyre ka evoluar dhe të dy janë bërë shumë miq’. Gjithmonë sipas burimeve, Adele dhe Simon kuptuan ‘që dashuria romantike mes tyre nuk ishte më’, duke sqaruar që ndoshta të dy ishin të ‘zhgënjyer’, duke i dhënë fund lidhjes së tyre.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb