KOSOVE

Adelina Ismaili festoi dje 41-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, këngëtarja e njohur publikoi në Instastory një foto, ku shfaqej totalisht e zhveshur.
“Ditëlindje si kjo”, shkroi Ismaili krahas fotos.

Urimet për këngëtaren kanë qenë të shumta, dhe një pjesë të tyre ajo i ka publikuar në Instastory. Në to duket edhe festa që është organizuar për të, ku nuk mungojnë as tullumbacët në ngjyrë rozë dhe të bardhë.

Adelina është nënë e një djali, Uliksit, i cili erdhi në jetë tre vite më parë, nga romanca e saj me bashkëshortin, Val Krasniqi.

Para disa kohësh, këngëtarja shprehu edhe dëshirën për zgjerimin e familjes, e këtë herë me një vajzë. Aktualisht, Ismaili është tërhequr nga muzika, pasi i është përkushtuar emisionit të ri që ka nisur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: