Adelina Ismaili ka përkujtuar nënën saj të ndjerë në katër vjetorin e vdekjes. Në një postim emocionues, Adelina tregon sesa shumë i mungon nëna dhe pavarësisht se kanë kaluar 4 vite ndjen dhimbje të forte, për të cilën shprehet se nuk ka folur asnjëherë.

Këngëtarja shprehet se nuk ka moment që nuk e kërkon dhe përjetësisht do puthë Tokën ku nëna e saj, Mona ka kaluar.

“Kurrë s’kam folur për dhimbjen që kam për ty sepse jam frikësuar që do të dridh shtatë qiej e tokën nëse e lëshoj dhimbjen të dalë.

Ata qiejt ku më ke mësuar të fluturoj e këtë toke që më ke mësuar t’i kthehem. E këta njerëz që më mësove ti dua. E këtë jetë që po mësoj pa ty. Si të shpjegoj diçka që nuk mbaron kurrë? Sa shpirtin ta dua, e nuk ka çast që nuk të kërkoj.

Çdo gjë që ke dashur e kam ndaluar të bëhet, se nuk janë sytë e tu ti shohin. Më pak do më dhimbte të kishe lënë kujtime pa krenari. Ti ma ke lënë rrugën shtruar me dashuri e mburrje edhe për shumë jetë. E dy engjujt që veç të mirën e njohin. Përjetësisht puth Tokën ku ke ecur mami,”-shkroi ajo.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb