Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismajli, e cila prej disa kohesh nuk është pjesë e ekraneve televizive, është pranë atyre që e duan përmes fotografive apo videove të ndryshme që publikon në rrjete sociale.

Shpeshherë këngëtarja shpreh edhe qëndrimet e saj lidhur me ndonjë çështje të caktuar.

Së fundmi, Adelina ka publikuar një shkrim në rrjetin social “Instagram”, me anë të së cilit iu është drejtuar fëmijëve të familjeve të pasura.

Ajo është shprehur se ata nuk do të munden kurrë që ta kuptojnë zemrën e një njeriu të varfër.

“Ju o fëmijë të luksit, kurrë s’do e kuptoni varfanjakun e ngratë – ai e bën për bukë e ju për inat”, ka shkruar Ismajli në story.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: