Këngëtarja e mirënjohur javën e shkuar pushtoi faqet e para të shtypit maqedonas. Emri i saj lidhej me një vrasje në qytetin e Shkupit. Mediat deklaronin se arsyeja e konfliktit mes dy të rinjve, që pati dhe viktima, ishte pikërisht këngëtarja. Menjëherë reagoi vetë Adelina, duke u shprehur se nuk kishte lidhje me ngjarjen. Po tashmë kur kanë kaluar disa ditë nga ngjarja, biondja simpatike shprehet e zhgënjyer nga mënyra se si u trajtua ky lajm.

“Nuk guxoj të flas për këtë çështje, pasi tashmë po merret gjykata me çdo lajm. Kam mbetur shumë e zhgënjyer me mediat maqedonase, pasi më kanë përfshirë në një ngjarje që s’ka lidhje me mua”, – është shprehur bukuroshja për “Bluetooth”.

Me sa duket, e gjitha kjo situatë ka ndikuar jo pak tek Adelina, e cila krahas kësaj historie po vijon xhirimet e klipit të ri si dhe po përgatitet për natën e ndërrimit të Vitit të Ri, që do ta gjejë duke punuar në SHBA.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: