TIRANE

Këngëtarja Adelina Tahiri feston sot 27-vjetorin e lindjes. Nëpërmjet postimeve në “Instagram”, ajo ka zbuluar se e ka pritur ditëlindjen në njërin prej restoranteve më të mira.

Kur mesnata ka trokitur këngëtarja me anë të një foto të publikuar në Instastory ka treguar se ajo sapo mbushi 27 vjeç. Të shumta ishin urimet që këngëtarja mori nga ndjekësit e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Këngëtarja ka zbuluar gjithashtu edhe dhuratat luksoze që ka marrë nga bashkëshorti i saj. Adelina ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të martesës së saj me avokatin maqedonas, Serjozha Markov. Së fundmi, ajo është bërë nënë e një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Jon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb