TIRANE

Rreth 3 muaj më parë Adelina Tahiriu bë nënë për herë të parë. Ardhja në jetë e një fëmijë përveçse bekim është edhe një kapitull i ri që nis për të gjithë pjesëtarët e familjes.

Muajt e fundit këngëtarja të gjithë dashurinë dhe përkushtimin e ka pasur për djalin e saj të vogël. Kështu, ndoshta për t’u larguar pak nga mëmësia ajo me bashkëshortin e saj kanë udhëtuar për disa ditë jashtë vendit. Ndërsa, të birin ia ka lënë nënës së saj.

Në një video live në Instagram me ndjekësit e saj, Adelina ka thënë se ka shpërthyer në lot kur e ka lënë Jonin në shtëpi, megjithatë bashkëshorti e kishte mbështetur duke i thënë se duhet të mësohet të rrijë edhe pa prezencën e tij afër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb