TIRANE – Vetëm dy javë më parë Adelina Tahiri është bërë nënë për herë të parë ku solli në jetë një djalë. Vogëlushi i cili lindi më 27 gusht u pagezua nga prindërit e tij me emrin, Jon.

Që nga ai moment këngëtarja e njohur po shijon ditët e para të mëmësisë dhe po mësohet dalëngadalë me faktin e të pasurit një të vogël në shtëpi. Këngëtarja shqiptare ka postuar disa foto të vogëlushit por jo të plota, vetëm ditën e sotme ndau me fansat në Instragram një imazh më të qartë të tij.

Adelina e kishte veshur me një trupore të bardhë dhe prapa kishte krahë një ëngjëlli. I kthyer me shpinë nga aparati vogëlushi duket se është duke u qetësuar ndërkohë që mami i tij si një kurioze e vërtetë e fotografon.

Këngëtarja shqiptare e ka shijuar plotësisht shtatzëninë e saj dhe ajo ka postuar vazhdimisht foto në Instagram. Ajo i ka blerë vetë të gjitha veshjet e vogëlushit, karrocën, organizoi edhe një baby shower me miqtë e saj vetëm pak ditë para se ai të vinte në jetë dhe sigurisht një set fotografik si kujtim në muajin e fundit nuk mundej kurrsesi të mungonte. Edhe pse kanë kaluar vetëm dy javë pas lindjes ajo është kthyer në formë të shkëlqyer fizike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb