Këngëtarja Adelina Tahiri në një intervistë përmes një videoje live me ‘Revistën Story’ rrëfeu më shumë rreth jetës personale apo planet për të ardhmen.

Ajo tregoi se janë bërë 6 vite nga dita kur ka njohur bashkëshortin e saj, Serjoza Markov, ndërsa shton se vazhdon të jetë e dashuruar kokë e këmbë. Pas djalit të tyre Jon, ata kanë menduar të bëjnë dhe fëmijë të tjerë, ndërsa shton se dëshiron një vajzë, mirëpo po stepet nga “frika” se fëmija i dytë do të jetë sërish djalë.

Ndër të tjera, këngëtarja zbuloi dhe projektin muzikor për të cilin është penduar, dhe bëhet fjalë për këngën e saj të vjetër “Ëhisky”, duke rikujtuar kujtimet negative që e lidhnin me këtë projekt.

Ndërkohë Adelina rrëfeu se po punon për projekte të reja, të cilat u vonuan për shkak të pandemisë COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb