TIRANE

Në muajin gusht të vitit të kaluar, Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë. Vogëlushi Jon tani është një vjeç e gjysmë dhe ka edhe një profil të vetin në Instagram.

Nëse ju kujtohet, Adelina e ka mbajtur të fshehtë shtatzëninë e parë për pak kohë, derisa më në fund e konfirmoi. Së fundmi, një video që po qarkullon online i ka bërë të gjithë të dyshojnë se Adelina është sërish shtatzënë.

Në videon e publikuar nga Adelina dhe të siguruar nga Xing.al, ajo shfaqet në një lokal nate dhe tregon me dorë barkun e rrumbullakosur. Për më shumë shikojeni videon dhe gjykojeni vetë. Adelina, nga ana tjetër, nuk ka reaguar ende lidhur me këtë lajm.

 

View this post on Instagram

 

Adelina Tahiri shtatzënë?

A post shared by Xing.al (@xing.al) on


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: