TIRANE

Adelina Tahiri ka qenë shumë e komentuar këtë vit. Në muajin dhjetor këngëtarja shqiptare u martua me partnerin e saj, Serjoza Markov.
Ata janë kritikuar shumë në rrjetet sociale sidomos për faktin se Serjoza është maqedonas.

Këngëtarja do të jetë e ftuar të shtunën në “Xing me Ermalin” ku gjatë intervistës ajo tregon se Serjoza është me origjinë korçare.
E në këtë moment Ermali e pyet me humor nëse ai di të bëjë lakror.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë intervistës Adelina flet edhe për shtatzëninë, si e priti familja, zbulon më shumë për raportin e saj me bashkëshortin. Kujtojmë që këngëtarja 28-vjeçare u bë nënë vetëm pak muaj më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb