Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka dekoruar me medaljen më të lartë shtetërore “Urdhri i Yllit të Karagjorgjit”, shkrimtarin austriak i laureuar me çmimin “Nobel” për letërsi.

Peter Handke ka bërë bujë të madhe vite më parë me mohimin e gjenocidit të shkaktuar nga ish-presidenti serb, Slobodan Milosheviç, ndaj të cilit nuk e ka fshehur adhurimin.

Kjo ka bërë që të reagojnë shumë personalitete në shtetin serb duke përfshirë edhe Drejtoreshën e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiç.

Kjo e fundit përmes një mesazhi në rrjetin social “Twitter” ka pohuar se Vuçiçi ka filluar një luftë kundër botës së civilizuar, fqinjëve dhe njerëzve në Serbi që mbajnë turpin e gjenocidit të kryer nga Millosheviqi në vitet e 90-ta.

“Duke dekoruar me “Urdhrin e Yllit të Karagjorgjitit” Peter Handken, Presidenti i Serbisë, nisi luftën kundër botës së civilizuar, fqinjëve dhe secilit prej nesh që mbajmë turpin e gjenocidit të kryer dhe krimeve masive të forcave serbe në luftërat e viteve 1990. Nuk ka asnjë shprese”, ka deklaruar Kandiç, e cila shumë herë ka dënuar veprimet e tilla të të parit të Serbisë.

Handkes disa ditë më parë iu ngrit edhe një bust në qytetin boshnjak të Banja Llukës.

Vizita e nobelistit austriak Peter Handke në Republika Srpska dhe Serbi fundjavën e kaluar tërhoqi shumë vëmendje, kryesisht për faktin se shkrimtari i famshëm përsëri arriti të proklamonte pikëpamjet e tij anti-moderne pa devijuar nga sjellja që ishte skandaloze në fillim të viteve 1990. I njohur si një mbështetës i politikave të Sllobodan Millosheviçit dhe një mohues i gjenocidit, Handke tregoi mungesë ndjeshmërie për viktimat e politikës së madhe të Millosheviçit fundjavën e kaluar në shoqërinë e udhëheqësve të lartë politikë të RS dhe serbë, duke prodhuar përsëri një performancë të neveritshme në vendet e ekzekutimit.

Duke marrë “Çmimin e Madh Ivo Andrić” në Visegrad nga drejtori Emir Kusturica, Handke tregoi se ai nuk heq dorë nga promovimi i botëkuptimit të tij politik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb