Fifi po përjeton ditët e saj më të lumtura në aspektin personal.

Që pas daljes së saj nga shtëpia e Big Brother Vip, këngëtarja po shijon romancën me Adis Patushin. Dyshja duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, dhe këtë ndjenjë po e përjetojnë në syrin e gjithë publikut. Së fundmi çifti më i komentuar për momentin kanë nisur pushimet e tyre bashkë. Fifi dhe Adisi kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë për tu “arratisur” dhe shijuar praninë e njëri-tjetrit.

Si këngëtarja edhe biznesmeni gjatë kësaj kohe kanë qenë aktivë në Instagram, ku kanë ndarë me ndjekësit disa grimca të pushimeve të tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Edhe detit ja marr frymën per ty,”-shkruan Fifi krahas një postimi të saj. Ju kujtojmë që Fifi dhe Adisi nuk e kanë pasur aspak problem që ta publikojnë historinë e tyre, duke mos i kursyer puthjet, përqafimet dhe dedikimet plot dashuri për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, këngëtarja nga Kosova u njoh me Adisin nëpërmjet Kledit, ish-banorit tjetër. Në rrjetet sociale, çifti na le të kuptojmë se janë më të dashuruar se kurrë, duke qëndruar së bashku 24 orë në ditë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: