Avokati Adriatik Lapaj, në studion e “Open” në News24, ka theksuar se meritokracia dhe mungesa e garës është një nga problemet më të mëdha që kanë  çuar në emigrimin masiv. Sipas tij 80 përqind e administratës nuk njohin ligjin material mbi të cilin funksionon sektori ku punojnë, dhe se shumica e tyre janë të punësuar si pasojë e lidhjeve me politikën.

“Shqiptarët jo vetëm që nuk futen në administratë me meritokraci, hyjnë militantë të paaftë që në 80 përqind që hyjnë po ti pyesësh për ligjin material të sektorit që mbulojnë, të garantoj që 80 përqind nuk e kanë lexua. Administrata funksionon si bëhet kjo me të thënë e më të dëgjuar.

Ka një problem të madh me meritokracinë këtu. Është një nga arsyet pse të rinjtë e mosha e mesme nuk e shohin vetëm kështu. Nëse kjo vijon do jemi ende prodhuesit më të madh të emigrantëve në botë.

Nëse qeveritë në këtë vend do ta kishin marrë me më shumë seriozitet këtë hemoragji dhe do të kishin trajtuar, do të duhej që gishti të vendosej tek mungesa e garës. Se nëse hapeshin garë në çdo sektor dhe do të funksiononte meritokracia, nuk kemi asgjë më pak nga Kroatët që janë vend dinjitoz europian edhe pse u rrafshuan nga lufta.

Të garantoj që nga kontaktet e mia pjesa dërrmuese ikin për hall. Pjesa më e madhe ikin për mungesë prespektive”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb