Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Jamarbër Malltezi deklaroi sot se Rama falimenton shtetin për të kapur pushtetin! Sipas tij, krimi, frikësimi dhe patronazhistët janë në themel të pushtetit.

Malltezi shprehet se administrata e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës i ka mbi 3 mln euro borxhe në OSHEE. Ai shton se buxheti shkon për patronazhistët, duke evidenuar sipas tij, 5-fishim të stafit brenda 8 vitesh!

POSTIMI I PLOTË
Rama falimenton shtetin per te kap pushtetin! Krimi, frikesimi dhe patronazhistet ne themel te pushtetit.
Foto eshte e dates 6 Mars 2022 ne shkollen Neim Babameto ne Spitalle.

Patronazhistja e PS dhunon ligjin për t’i shërbyer grabitësve te pushtetit.

Shkeljet e ligjit përfshijnë qofte prezencën e militanteve te PS dhe materialeve propaganduese brenda shkollës ku ndodhen qendrat e votimit, dhe qofte frikësimin qe i behet votuesve duke i detyruar qe te paraqesin dhe t’u fotografohet karta e identitetit nga patronazhistja e PS përpara se te shkojnë ne QV për te votuar.

Sapo mora vesh per kete veprim filmova ne menyre demonstrative paligjshmerine, gje qe terboi mbi 30 punonjes te KUZ Durrës qe ishin aty ne gatishmeri per te siguruar vota per hajdutet ne pushtet.

Grabiten celularin dhe fshinë videon dhe e kthyen celularin vec kur ju tha se kjo grabitje eshte veper penale dhe shkollen e kthen ne vendngjarje krimi ndaj duhet te vije policia.

Mora vesh se kjo skene me Patronazhisten e PS qe fotografonte kartat e votuesve ishte perseritur edhe ne dy votimet e fundit por ish kryetari kish preferuar te mos ndihej për paligjshmërinë e zgjodhi ta mbante mire me pushtetin dhe banditet sesa te mbronte te drejtat e qytetareve!

Mora vesh gjithashtu se KUZ Durrës ishte ndermarrje e falimentuar pasi ka mbi 3 milion euro borxhe ne OSHEE nga mos pagesa e faturave te energjise dhe se KUZ Durrës gjithe buxhetin e ka per Patronazhistet duke 5-fishuar stafin nga 160 ne 830 punonjes brenda 8 vitesh! Bingo ben te gjesh 5 inxhiniere ujrash ne KUZ Durrës! Pra falimentojne sherbimet publike per te kap pushtetin e vjedh me banditet! Trishtim!
Incidenti detyroi PS qe te hiqte patronazhisten nga mjediset e shkolles dhe QV-ve, si edhe i tregoi qytetareve se demokratet do perballen me paligjshmerine me cdo cmim!

Per pak minuta ne vendngjarje erdhen Oerd Bylykbashi dhe Adi Muka qe u njohen me ngjarjen dhe denoncuan ne media dhunimin e ligjit nga pushteti hajdut, por ish kreu i PD nuk e gjeti me vend te vinte pasi kish kohe qe ish pajtuar me paligjshmerine ?

Disa perfundime:
1.Rama falimenton shtetin per te kap pushtetin;
2.Krimi, paligjshmeria dhe patronazhistet jane ne themel te pushtetit te Edi Rames;
3.Dreqtesia e Soros ka ik ne drejtim te paditur! Diku ne enderrat e femijeve dhe llogjet me suksese imagjinare ka perfunduar;
4.Opozita duhet te jete ne perballje me paligjshmerine dhe bandat e pushtetit me cdo cmim! Ata qe pajtohen me paligjshmerine jane opozite-fasade ose opozite me qera qe vec ndajne pazare por nuk jane per qytetaret.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb