Presidenti i Institutit Pashko, Preç Zogaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka komentuar ngjarjet e fundit politike në Shqipëri.

Në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama në lidhje me shpërblimin prej 5 mijë lekësh të reja për pensionistët dhe rritje të pagave për administratën, Zogaj e quajti një sajdisje elektorale.

Ai u shpreh se është shqetësuese marrëdhënia e krijuar mes Ramës dhe buxhetit të shtetit, ku sipas tij kryeministri fut dorën e “darovit” sa herë i duket e arsyeshme.

Zogaj ka evidentuar edhe problematikën e një administrate të fryrë, të cilën e ka quajtur ushtri parazitësh që paguhen me paga të majme vetëm për të votuar partinë në pushtet.

“Shpërblimi i pensionistëve dhe rritja e pagave për administratën. Kodi nuk e lejon diçka të tillë.

Bonusi, jemi mësuar me bonuse për vitin e ri, në këtë rast kemi të bëjmë me një sajdisje elektorale, raport banal i krijuar mes kryeministrit e buxhetit të shtetit që fut dorën aty e bën dorovitje. Të vjen keq t’i dalësh kundër sepse pensionistët gjithmonë meritojnë më shumë, por koha e zgjedhur duket si përpjekje për të peshkuar sa më shumë vota.
Kodi është i qartë. Ka institucione që merren me zbatimin e Kodit Zgjedhor.

Njëlloj është edhe rritja e pagave, nuk ka pasur një parahistori, pagat nuk mund të rriten në mënyrë të menjëhershme, deklarata e Ramës duhet elektorale.
Rritja e pagës vjen si pasojë e rritjes ekonomike zakonisht.

Qeveria trashëgoi një administratë të fryrë, e cila në mënyrë paradoksale ka ardhur duke u fryrë edhe më shumë, pavarësisht vënien në punë të e-Albania që supozohej të shkurtonte shërbimet e marra në sportele.

Hemoragjia e largimit të shqiptarëve ka vijuar akoma më shumë, dhe në mënyrë sërish paradoksale administrata fryhet.

Këto para të dhëna për një ushtri parazitësh që nuk dinë përse janë aty, partiakë të punësuar për të hedhur votën. Elektorati paguhet për të votuar partinë në pushtet.

I shqetësuar për shpërdorimin e parave të buxhetit në këto forma, për mbajtjen e një numri kaq të madh punonjësish që nuk kanë një përshkrim normal të asaj që bëjnë.

Ka një numër të lartë njerëzish me rroga të mira që nuk e kthejnë në shërbim të publikut pagën, sepse janë punësuar për arsye të tjera”, tha Zogaj.

Ai foli edhe në lidhje me deklaratën e kryeministrit që te quajti Kodin Zgjedhor dhe interpretimin që i bëhet atij në lidhje me faktin që nuk lejohet të bëhen të tilla lëvizje si ajo e pagave apo pensioneve në një kohë të afërt me zgjedhjet, kinezëri.

Zogaj tha se ky është një term absolutisht i papërshtatshëm, duke pasur parasysh ehe faktin që Kina është një shtet një partiak e nuk kryen fare zgjedhje.

“Kina nuk zhvillon zgjedhje, vend një partiak, kështu që përdorimi i fjalës kinezëri nuk shkon në një vend që gjithsesi i zhvillon zgjedhjet.
Nëse Kodi ndalon përdorimin e fondeve në këto raste, kjo është marrë nga vende të tjera.
kryekomisioneri shtetëror ka detyrimin të reagojë. Në këto zgjedhje ka goxha shkelje të Kodit, duhet të veprojë me instrumentet që i ka dhënë në dorë Kodi për të ndaluar e sanksionuar këto fenomene”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb