Menjëherë pas udhëzimit të kryebashkiakut Veliaj, administratorët e pallateve në kryeqytet kanë nisur nga puna për dezinfektimin e ashensorëve dhe të shkallëve të pallatit.

Sikurse mund të shihni edhe nga këto foto, administratorët, bashkë me specialistë, të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, po kryejnë dezinfektimin si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Paralelisht po vijon puna për dezinfektimin e të gjithë autobusëve urbanë të kryeqytetit. Kryebashkiaku Veliaj paralajmëroi të gjithë operatorët se nëse nuk e marrin një masë të tillë, rrezikojnë gjer në heqje të licencës. Ndërkaq, kryebashkiaku Veliaj u ka bërë apel qytetarëve që të minimizojnë lëvizjet me urban.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb