Nga: Erjola Jata*

TIRANE- Administratori i OSHEE-së Ardian Cela në një intervistë për News 24 tregon se janë ulur disi humbjet në rrjet. Por sipas tij shqetësues mbetet borxhi i lartë që bizneset i kanë OSHEE-së.

A janë ulur humbjet disi nga rritja e arkëtimeve?
Humbjet janë ulur disi por janë ulur jo vetëm nga rritja e arkëtimeve por edhe për shkak të disa masave të mirëmenaxhimit që ka marrë kompania. Një nga faktorët është shoqëruar me rritjen e faturimit apo rritjen e vazhdueshme të luftës ndaj lidhjeve të paligjshme dhe pjesa tjetër e qytetarëve kanë kuptuar që tani ajo energji e harxhuar duhet të paguhet dhe e shpërdorojnë më pak energjinë.
Kjo ka bërë që sasia e energjisë të ketë rënie dhe kjo është e lidhur në mënyrë të pashmangshme dhe me uljen e sasisë së humbur sepse në rast se sot do të thonim, po i kemi ulur humbjet e nivelit të energjisë dhe jemi në të njëtin nivel të sasisë së energjisë që konsumojnë do të thotë që po ne jemi fshehur pas gishtit sepse nuk është e vërtetë humbjet shoqërohen dhe me sasinë e energjisë.
Sasia e energjisë si ajo që blihet nga importi, si ajo që blihet nga KESH-i është më e ulët sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar apo e muajit paraardhës.
Ne bëjmë dy krahasime, bëjmë krahasime me vitin 2014 dhe muaj pas muaji humbjet janë ulur në krahasim me energjinë që konsumojmë.

Cili është hapi i radhës për sektorin e energjisë elektrike në rritjen e performancës?
Ne në bashkëpunim me Ministrinë dhe qeverinë kemi bërë një plan masash 4-vjeçar se ku do të shkojë kompania në vitin 2018. Ne e dimë qartë gjendjen ku është kompania, çfarë duhet bërë vit pas viti që kompania të dalë nga ky kolaps në të cilin hyri.
Problemi është që ky aksion ka pika të qarta çfarë duhet bërë për të ulur humbjet, për të rritur arkëtimet dhe për të vjelur nga borxhi i vjetër që ka kompania dhe për të shlyer borxhet që ka kompania ndaj të tjerëve.
Për të bërë këto nuk bëhen vetëm me vullnet, por kërkojnë një sërë masash që janë mirëmenaxhimi dhe masa në investime. Kemi një sistem tejet të amortizuar, ndaj ne kemi hyrë në fazën e fillimit të investimeve.
Kemi bërë një plan të detajuar investimesh me një shifër prej 5.2 miliard lekë të reja që shtrihet në të gjithë territorin e vendit, por filozofia jonë ka qënë për të ndërhyrë aty ku janë problemet më të mëdha, konsumin më të madh dhe humbjet e energjisë më të madhe.
Me këtë rast duke parë humbjet dhe konsumin e energjisë ku është më i madh, kryesisht në rajonin e Tiranës rreth 37% e konsumit dhe relativisht ka humbjet më të mëdha, më pas kemi rajonin e Durrësit me 14 % dhe me rradhë por kjo nuk do të thotë që në po ndërhyjmë në rajone ku kemi humbje por edhe në qytete që realisht janë paguese të rregullta dhe kanë nivelin e humbjeve të ulët dhe atje jemi duke ndërhyrë sepse qytetarët që paguajnë meritojnë të kënë shërbim cilësor. Raste të tilla janë rasti i Gjirokastrës, Fierit, Elbasanit ku ne kemi parashikuar ndërhyrje. Kemi bërë një llogaritje shumë të saktë që ndërhyrjet tona për sa kohë na kthehen mbrapsht dhe si përkthehet në humbje, sa ulet niveli i humbjeve pas këtyre ndërhyrjeve që ne do bëjmë, kjo është një tabelë që shumë shpejt do ta bëjmë publike brenda muajit sepse ne tani kemi filluar të procedojmë sipas ligjit me shpalljen e këtyre prokurimeve për këto investime.

A është i lartë borxhi i bizneseve ndaj OSHEE-së?
Borxhi është i lartë siç është i lartë edhe borxhi i familjarëve ndaj kompanisë. Kompania ka një borxh të trashëguar, janë fatura në vite të papaguara. Në muajin Shkurt ishin rreth 90 mijë kontrata të abonentëve privatë, buxhetorë, jobuxhetorë të cilët kapnin një vlerë prej 14 miliard lekë të reja debi ndaj kompanisë.
Për këtë arsye duke parë dhe vështirësitë e biznesit për shlyerjen e debive në Mars shpallëm një formulë të re, nga të cilat ato mund të kishin lehtësime për ta paguar me disa këste të ndryshme debinë që kishin ndaj kompanisë.
Skema me këste është përcaktuar në bazë të linjës së tensionit ku furnizohet biznesi, me 6, 12 dhe 24 këste, për linja 35 deri në 04 kv. Biznesi po reagon pozitivisht. Vetëm këto 10 ditë që është praktikuar kjo formulë kemi rreth 1200 biznese të cilët kanë bërë akt marrveshje me kompaninë shifër që patjetër do vi në rritje sepse kjo lidhet edhe me punën e kompanisë e cila shoqërohet jo vetëm me prerje të paligjshme por dhe me prerjet e kompanive dhe bizneseve që janë debitore,jo vetëm me familjarët dhe kjo është një punë e dyanshme puna e kompanisë me prerjet e paligjshme me deitorët dhe nga ana tjetër mundësia qe kompania po i ofron bizneseve për tu bërë pjesë e konsumatorëve të ligjshëm dhe me kushte disi lehtësuese, ne po i japim mundësi që këtë borxh ta likujdojnë për një vit.

Gjithashtu kemi dhe profesionet e lira?
Profesionet e lira bëjnë pjesë tek shifra 90 mijë kontrata por problemi qëndron në faktin se vërtet kemi pikasur në qytete të ndryshme që profesionet e lira sic janë noterët,avokatët kemi vene rë që duke marrë apartamente me qera ato vazhdojnë të paguajnë me kontrata familjarësh gjë që është e parregullt sepse ai ambjent është qëndër e një biznesi të caktuar ka tjetër lloj tarifimi dhe për këtë arsye kemi bërë disa verifikime, kemi marre dhe adresa nga qkr-ja.
i bëjmë thirrje këtyre bizneseve të cilët duhet të vijne të bëjnë tjetërsimin e kontratës ta kthejnë në kontratë biznesi,në të gjitha rastet që konstatohet do te konsiderohet si shkelës te ligjit dhe do ti pritet energjia,do të quhet biznese që marrin energji të parregullt me një tarifë që nuk i takon,i bëjmë thirrje të bashkëpunojnë me kompaninë.

A do të ketë ndëshkime për debitorët që nuk paguajnë detyrime ndaj kompanisë tuaj?
Për debitorët është masa që i nderpritet furnizimi,nuk ka ndëshkime te tjera ligji sepse ligji për debinë nuk dënon askënd,por në rast se ju nuk paguani për shërbimin që merrni nuk keni për të marrë këtë shërbim,ata pagujnë të marrin shërbim me energjinë në momentin që ata nuk paguajnë ndërpritet shërbimi me energji dhe kompania nuk do ti furnizojë me energji i është ofruar mundësia deri më 31 Mars mbaron afati i skemës lehtësuese ku kanë të drejtë të përfitojnë dhe nga ulja e kamatëvonesave.

Do të ketë shtyrje të afatit?
Absolutisht jo. Ishte e vetmja shtyrje duke parë rradhët e mëdha që u shoqërua java e fundit e muajit Shkurt,menjëherë pas datës 27 që kompania, ministria, këshilli mbikqyrës morën një vendim për shtyrjen e afatit pati një rënie në pikë të numrit të aktmarrveshje dhe në grafikën që unë kam tregohet një rradhë drastike në javën e fundit, dhe nga data 28 e më pas numri ka ardhur në rënie mgjth sportelet e kompanisë mbi 50 sportele shtese kanë punuar ditë të shtunë e të diel deri ne orën 22 te darkes.Nuk ka pasur absolutisht asjnë fluks kemi hapur dhe sportele alternative në menyrë për ti ardhur në ndihmë qytetarëve me nje kosto zero.

Qytetarët mund të paguajnë në kanalet alternative dhe në kasat fiskale?
Sigurisht pagesa dhe në kasat fiskale. Deri më sot janë bërë 37 mijë pagesa në këto kanale alternative,pra qytetarët kanë një rënie dhe une jam i bindur që në ditët në vazhdim do ketë një rritje sepse i lënë në ditët e fundit por të jenë të bindur që 31 Marsi do të jetë data e fundit dhe nuk do të ketë më asjnë shtyrje.
Ky nuk është një proces si ai i legalizimit qe nisi në Tetor 2006 për të mbaruar në 2015 dhe zgjati kaq vite dhe mbaroi.
Ky është një proces që mbaron në 31 Mars,pas kësaj date kush nuk behët pjesë e aktmarrveshjes me kompaninë do te konsiderohet debitorë dhe do ti ndërpritet furnizimi me energji elektrike nëse nuk e paguan atë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: