TIRANE – Ish-shefi i mbrojtjes italiane, admirali Luigi Binelli Mantelli shpjegon arsyet, se përse sipas tij, Shqipëria nuk bëhet urë kalimi për emigrantët.

Në një intervistë për EuObserver, admirali Mantelli thekson se ka shumë pak rrezik që emigrantët të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian, duke përdorur Shqipërinë si urë lidhëse.

“Shqipëria ka një kontroll të vëmendshëm mbi kufijtë dhe nuk vuan nga emigrimi ilegal. Ajo ka një dëshirë të fortë të punojë me vendet e BE-së sepse do të bëhet anëtare e familjes europiane dhe sepse është një aleat me të drejta të plota në NATO” – deklaron Admirali.

Admirali italian ka qenë drejtues i mbrojtjes italiane nga viti 2013 deri në 2015. Ai ka marrë pjesë në operacionet italiane për krizën e emigrantëve në vitet 90, kohë kjo kur Italia përjetoi një eksod në masë të shqiptarëve.

Admirali italian thotë se kriza në vitet ‘90 u stabilizua vetëm falë bashkëpunimit me qeverinë post-komuniste të Shqipërisë.

“Për të përballuar të tilla flukse emigracioni, duhet një bashkëpunim i sigurt mes vendeve të përfshira” – shprehet admirali Mantelli.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb