Deputetja e PD-së, Grida Duma i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama foton e saj që ky i fundit përdori për fushatë.

Gjatë fjalës së saj, duke iu kundërvënë Ramës, Duma tha se nuk pranon faktin se ajo dhe kolegët e saj janë pjesë e një kopeje.

“Ky kryeministri që iku tani, bën mirë që të dëgjoj minimalisht pjesën më të madhe se tha herën tjetër se do ju vendos gjobë. Iu drejtua të gjithëve si kope. Tha: AND juaj e budallallëkut. Do bënte mirë të rrinte. Tha ju të pakulturuarit. I përkas një partie të djathtë dhe jam krenare këtë. Në një parti të djathtë koncepti i kopesë nuk ekziston dhe te të majtët është trashëguar kopeja. Ai e tejkalon. E kupton që e ka ka seancë psikoterapike të drejtohet këtej dhe të shfryjë me stërkala të pështymës së përroit psikologjik të vet sa herë që i drejtohet asaj partie në të cilën instiktivisht kur ishte i ri donte të aderonte, donte të ishte aty te PD, te e reja. Ky njeri zhgënjeu pa fund me mendësitë e vete. Keni marrë pushtetin zonja ministre, por etikën më të lartë e kam treguar kur për fushatën e 25 prillit ky zotëria këtu e bëri me një foto timen personale. Ky e bëri. Kulturë tregova kur ai zotëria e bëri me një foto timen personale, ju e dini mirë unë qesha, nënqesha. Unë zgjodha të buzëqesh, është zgjedhje për të qenë njeri i kulturuar deri te pika që mos ti japësh shkas përroit psikologjik të tij. “, tha Duma.


Sipas saj “Unë nuk njoh ndonjë ADN kopeje dhe se shpik dot. Ju flisni për të drejtë të informimit dhe ju zonja ministre i drejtoheni koleges time; në kokën tende! Ai me kriminelë bën fushatë të hapur. Unë miq të nderuar nuk besoj se në PS ka kope dhe njerëz që janë kope, por individë të spikatur dhe njerëz që e përdorim mirë statutin e deputetit. Ashtu siç ka edhe njerëz që e përdorin keq. Jemi sot te e drejta e informimit dhe privatësisë. Ka kaluar jo shumë nga 25 prilli, patronazhistët. Ju do të votoni sot për të drejtën e informimit, por keni kthyer patronazhistët. Një mik i imi që ka mbaruar shkollën në Francë, tha se është kaq e zhurmshme Shqipëria, dhe sa hap derën e banjos nga pallatet që ka ndërtuar ai, dihet se kujt i përket socialistëve apo demokratëve. Një pronar, një kryetar. Jo mo jo ne duhet të ndërtojmë një parti që ka mendim, individualitete. Ai shkatërroi besimin te tjetri” tha ajo.

“, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: