Lojtari i përfaqësueses belge Adnan Januzaj kërkon që trajneri i ri i Manchester United, Jose Mourinho ta aktivizojë sa më shpesh pse jo si titullar.

Sipas tabloidit anglez “The Sun”, këtë javë Januzaj pritet të zhvillojë një takim me Mourinhon dhe kërkesa e tij është e qartë ‘Më aktivizo ose përndryshe largohem nga klubi’.

21-vjeçari me origjinë shqiptare u huazua sezonin e kaluar tek skuadra e Dortmundit me të cilën dështoi dhe u rikthye sërish në Premier League.

Gjatë 50 ndeshjeve me United, Januzaj ka shënuar vetëm 5 gola.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: