BORSH- Dy adoleshentë janë konfliktuar me njëri-tjetrin ditën e sotme në Borsh, për motive të dobëta. Por sherri mes tyre ka degjeneruar deri në përdorimin e mjeteve prerëse, duke shkaktuar plagosjen e njërit prej tyre.

Policia në Himarë njofton se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Në Ferëm Borsh”, ku gjatë sherrit, 16-vjeçari me inicialet D.Z ka goditur me thikë 17-vjeçarin, R.Xh.

Fatmirësisht, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka sekuestruar nga vendi i ngjarjes mjetin prerës (thikë), dhe ka shoqëruar në komisariat 16-vjeçarin.

INFORMACIONI PARAPRAK
Më datë 02.11.2017, Salla Operative Himarë është njoftuar se në fshatin Borsh, dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin me mjete të ftohta prerëse, dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar njëri prej tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak kanë rezultuar se në vendin e quajtur “Në Ferëm Borsh”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D.Z., 16 vjeç, ka goditur me mjete të ftohta prerëse shtetasin R.Xh., 17 vjeç, i cili ka mbetur i dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka sekuestruar nga vendi i ngjarjes mjetin prerës (thikë).

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasin D.Z., dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: