Triumfi i jetës mbi vdekjen. Por edhe momentet e bukura kanë lot gëzimi. Kjo video prekëse tregon momentin kur një adoleshent shpërthen në lot pasi zgjohet pas një operacioni të transplantit të zemrës.

Kur e kupton se është gjallë, Trevor Sullivan, 15 vjeç, nga Detroit, SHBA, nis të qajë. “Jam kaq i lumtur. Kam pritur kaq shumë. Mund të marr sërish frymë dhe të flas”, tha ai. “Ndjehem shumë mirë. Fantastike. Nuk jam ndjerë kurrë më mirë”, thotë ai, kur e pyet babai.

Trevor u sëmur në vitin 2014. Ai mendoi se ishte ftohur. Por pasi vizitoi mjekun, i tha se ai kishte probleme në zemër dhe i duhej një organ i ri. Për fat, në nëntor të vitit 2015 u sigurua një zemër për të dhe ai arriti të shërohet.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb