Ndeshja e mbrëmshme midis Manchester City dhe Monaco’s i pati te gjitha. Që nga mbrojtja e dyshimtë, gjykimi i paaftë, penallti e shpëtuar dhe gola te bukur. “Thrilleri” 8-të golësh do të mbahet mend si një nga ndeshjet më emocionuese të “Champions League” në fazën me eliminim direkt.

Edhe pse pësoi 5-së gola, Monaco la një përshtypje pozitive dhe morën shumë lëvdata nga opinionistë dhe fansa.

18-të vjeçari premtues, Kylian Mbappe, “tërhoqi” rreth vetes krahasime si “Thierry Henry” pas performancës së tij të pjekur, ndërsa portugesi i ri Bernardo Silva u përfol shumë ,pasi dhuroi një shfaqje individuale te jashtëzakonshme.

Shikoni këtë sekuencë mbreslënëse se si portugezi i jep një shuplakë fillimisht Sane e më pas Yaya Toure’s, dhe asiston Falcaon qe nuk finalizon si duhet.
Silva ka rënë me kohe në sy me paraqitjet e tij te klubi nga Monte Karlo, ndërsa mbrëmë tregoi edhe njëherë potencialin e tij.


Akoma nuk ka asgjë konkrete përsa i përket të ardhmes së tij ,por sipas raportimeve agjenti i tij i njohur, Jorge Mendes, ka arritur një marrëveshje me klubin aktual, që nëse Man.United do bëjë një ofertë që kap shifrën e 70-të milion paund Monakos, ai do jetë i lirë të zhvendoset drejt “Old Traford”.

Monaco's Kylian Mbappe-Lottin celebrates scoring his side second goal during the UEFA Champions League match at the Etihad Stadium, Manchester.
Monaco’s Kylian Mbappe-Lottin celebrates scoring his side second goal during the UEFA Champions League match at the Etihad Stadium, Manchester.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb