Ish-futbollisti i Kombëtares, Adrian Aliaj, ishte i ftuari special në emisionin “EUROMANIA” të moderatores Enxhi Biba, në televizionin “News 24”.

Nëpërmjet një lidhje live në “Skype”, 45-vjeçari vlonjat, i cili aktualisht banon në Kroaci, foli në lidhje me situatën aktuale në Kampionatin Europian, teksa ndër të tjera u shpreh:

SFIDA KROACI-ÇEKI- Kroaci e ka treguar veten. Është ndeshje delikate. Është ndeshje e parë që i jep drejtimin gjërave. Kroacia gaboi në ndeshjen e parë, sot duhet të fitojë patjetër. Po flasim për lojtarë ekstraklas. Janë favoritë, por duhet ta tregojnë në fushë. Le të shpresojmë që Kroacia të fitojë dhe unë të jem i kënaqur dhe të bëjmë ndonjë bisedë tjetër në ditët në vijim. Ndihet presioni.

GOLAT- Ne futbollistët që kemi lënë sportin, jetojmë me nostalgjinë. Golat e bukur më shumë i kanë ndjerë tifozat se ne. Unë këto gjëra i kam ndjerë mbase kam lënë futbollin. Atëherë i kam ndjerë kënaqësinë. Nuk është gjë e vogël, të mundësh, Greqinë, Portugalinë, t’i bësh gol Suedisë.

KROACIA- Arritën maksimumin në Botërorin e Rusisë. Ai ishte treni i fundit, bënë diçka të madhe për një popull me 4 milionë banorë. U larguan Manxukiç, Rakitiç, Subashic. Tani është Kroacia në rënia. Gjithsesi me emrat që ka brenda, ka kualitet. Kroacia do të bëjë rinovim të ekipit, por nuk është e lehtë. Duan të japin maksimumin, kualitetin e kanë. Në qoftë se fitojnë 2-3 lojtarë të rinj, do të jetë interesante. Nuk besoj se kanë shkuar për të marrë medaljen. Ne kemi një mentalitet të çuditshëm në Shqipëri, që vetëm ne e dimë.

INFRASTRUKTURA E KROACISË- Nuk e kanë luksin e Gjermanisë, Holandës, Belgjikës, Gjermanisë. Dinamo Zagreb është klubi më i mirë në Ballkan. Luan në nivele të larta dhe është prezent në skenën e Europianit. Ka shitur një lojtarë të vitit 2002 për 17 milionë dollarë, te Lajpcig. Kanë infrastrukturën, edukatën e duhur. Në Shqipëri nuk ekziston fjala infrastrukturën. Ne në Shqipëri nuk na duhen stadiumet, na duhen fushat, vendi i punë, te stadiume 1 herë në 15 ditë luajmë.

PROBLEMET NË SHQIPËRI- Kemi bërë zyrat e FSHF-së, stadiumin, kemi harxhuar 200-300 milionë euro, për investimet, për çfarë i harxhojmë këto, kur nuk ka fusha ku të luhet. Në Kroaci nuk ka asnjë stadium siç kemi ne në Shqipëri. Por ka fusha në çdo lagje.  Procesi i bërjes së lojtarit, është shumë delikat, duhen kushtet e duhura. Dolëm pak nga tema, por doja të lidhja gjërat.

EUROPIANI- Belgjikën e kam pikë të dobët, edhe nga pikëpamja e punës time, jam agjent tani. I kanë marrë potencialin shtetit të tyre, kanë prodhuar lojtarë të nivelit shumë të lartë. Të gjithë ata lojtarë që shikoni, janë produkt i ligës belge. Kam luajtur 5 vite atje, kam një lidhje të veçantë me Belgjikën. Bëj tifo për Belgjikën.

Italia më pëlqeu në shumë gjëra, më duket se kanë marrë personalitetin e duhur, me trajnerin që i kanë sjellë gjërat në vijë. Mund të jetë surpriza e Europianit. Për Francën nuk kemi çfarë të flasim se ka lojtarë me shumë kualitet.

LOJTARI QË MUND TË SHPËRTHEJË NË EUROPIAN- Lojtari më i mirë i Europianit është Kilian Mbape, është fantastik, nuk kemi çfarë të flasim. Surpriza mund të vijë nga ndonjë Angli, nga Foden. Le të rrime të Mbape dhe të konfirmohet si më i miri i më të mirëve.

Uroj që Kroacia të fitojë për këto arsye që folëm më parë. Janë në nivel më të lartë se Çekia. Unë dua të fitojë Kroacia. Angli-Skoci është një derbi i vërtetë. Ata janë në fërkim gjatë gjithë kohës. I jap përparësi Anglsië. Ajo është ndeshje shumë interesante.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb