Ish-mbrojtësi i Shqipërisë, Adrian Aliaj ka rrëfyer për mediat belge ekipin e Laçit i cili në turin e radhës për Conference League do të përballet me Anderlecht.

Aliaj vlerëson Laçin si surprizën më të mirë të momentit në Shqipëri dhe ajo çfarë ka arritur ekipi verior është e jashtëzakonshme.

“Për një qytet me rreth 20,000 banorë, kjo është e jashtëzakonshme. Nëse është larg të qenit klubi i parë në rajonin e Tiranës, funksionon aq mirë sa tani po korr shpërblimet. Evropa fatkeqësisht nuk e lejon që të zhvillohet në stadiumin e saj të vogël me 2,300 vende.’’- thotë Aliaj.

Ndërkohë ai ka një këshillë për Anderlechtin, që të ketë kujdes, por jo frikë nga Laçi.

Në letër ekipi i Laçit është thuajse inferior ndaj belgëve dhe me 0 shanse për kualifikim, por bardhezinjtë e kanë  treguar se janë ekipi i surprizave.

Laçi arriti që të shokojë Rumaninë me eliminimin e Universitatea Craiova, teksa nuk është çudi që e njëjta gjë të ndodhë dhe në Belgjikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb