TIRANE – Një video e publikuar në internet, ku këngëtari Adrian Gaxha shihet teksa ecën dhe përqafon prezantuesen Fatma Methasani, ka ngjallur dyshime për një lidhje të mundshme mes tyre.

Në fakt thashethemet për lidhjen e tyre ka kohë që kanë nisur, por vetëm pas publikimit të videos Adriani dhe Fatma kanë reaguar.

Adriani ka mohuar të ketë ndonjë lidhje dashurie me prezantuesen, duke thënë se ai dhe Fatma janë vetëm shokë, transmeton lajmi.net.

Ndërsa në anën tjetër Fatma ka zgjedhur të përgënjeshtroi lajmin, përmes një fotografie ku në bluzën e saj shkruan “Chokolata është i dashuri im”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: