Adriana Lima është sërish singel.

Pas fundit të martesës së saj në 2014, me basketbollistin serb Marko Jaric, me të cilin ka dy vajza, top modelja braziliane, 35 vjeç, një nga 15 engjëjt e Victoria’s Secret është ndarë edhe nga Julian Edelman, 30 vjecari i futbollit amerikan, i cili luan me New Egland Patriots, me të cilin ishte në një lidhje që prej verës së 2016.

Ndarja ka ardhur pak a shumë pas fitores së Super Bowl.

Shkaku, sipas asaj që citon Tmz dhe E!News, thuhet se ka qenë largësia mes të dyve, ajo jeton në Florida, ndërsa ai në Boston dhe kjo mesa duket ka sjellë ftohjen mes tyre.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb